Aktorja e njohur turke gjendet e vdekur së bashku me vajzën, nën rrënojat e tërmetit

Më shumë se 36 mijë viktima janë shënuar nga lëkundjet e tërmetit dhe shpresa për të mbijetuar po shuhet.

Mes viktimave është dhe aktorja turke Emel Atici, e njohur në Shqipëri për pjesëmarrjen e saj në serialin “Njëherë e një kohë”.

Siç konfirmoi producenti i serialit, trupi i Aici, e cila luante një nga mikeshat më të mira të Sermin (Sibel Tascioglu), u gjet të shtunën pranë trupit të vajzës së saj, Püryan Aici.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ⚜️ Bir Zamanlar Çukurova ⚜️ (@bzcdizi)

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores së çmuar të serialit tonë televiziv në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë”, shruan kompania e prodhimit.

“Allahu e mëshiroftë Emel Atici, aktoren bukuroshe të serialit tonë Bir Zamanlar Çukurova dhe vajzën e saj të dashur. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve të saj.”