U dhunua në mënyrë barbare në Tiranë, ndërron jetë e reja nga Kenia

Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia e cila u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë.

Ajo u largua Shqipëria drejt vendlindjes më 25 janar, teksa la Spitalin e Traumës për t’u larguar për mjekim në spitalin Kenyatta, por aty ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur muaj më parë, gusht 2022, dhe ajo ka qenë në gjendje kome në spitalin e Traumës. Dhuna ndaj saj mbetet mister, nëse dikush e ka rrahur apo është hedhur nga dritarja, pasi në vendin ku ajo është gjetur pa ndjeja ishte një shishe alkooli dhe në pemë një rrobë e saj.

Prokurorët kanë konstatuar se Joy Ayoko, është gjetur pa ndjenja në oborrin e një banese, në të cilën nuk mund të hysh jo vetëm me makinë por as në këmbë.

Në banesën ku jetonte ajo së bashku me një vajzë tjetër nga Kenia, nuk ka asnjë shenjë që mund të krijojnë bindje dhe dyshime të arsyeshme se rasti lidhet me një tentativë vrasjeje.

Në krevatin e Joy Ayoko, prokuroria ka gjendur tasin me pilaf dhe një aparat telefonik. Ndërsa sendet dhe orenditë e tjera të shtëpisë kanë qënë jo ç’regullta, gjë e cila sipas prokurorëve të krijon bindjen se para krimit në shtëpi nuk kapasur përleshje fizike.

Joy Ayoko, së bashku me një shoqen e saj disa kohë para se të ndodhte ngjarja, ka qëndruar në një tjetër banesë me qira në Tiranë. Por për shkak se mes tyre kanë pasur kontradikta dhe konflikte, Joy Ayoko, është ndarë prej saj, duke qëndruar me një shoqe tjetër nga Kenia, në zonën afër amabsadës Turke në Tiranë.

Deri më tani, nga hetimet e bëra, asgjë nuk është zbardhur dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë./albeu.com

 

 

Vijon…