Berisha fton qytetarët sërish në protestë: Ditën e hënë të gjithë para parlamentit

Kreu i PD, Sali Berisha, në mbyllje të protestës së mbajtur ditën e shtunë para kryeminsitrisë ka ftuar qytetarët që të mblidhen sërish ditën e hënë para parlamentit.

Berisha tha se Rama po tenton të marrë peng parlamentin, prandaj të gjithë ditën e hënë të blidhen aty.

Jemi në një mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se çdo pushtues osman, nazist, fashist, diktaturë që ka njohur Shqipëria gjer më sot.

Edi Ramës ia kemi prerë biletën, kthim pas nuk ka!

Misionarë si ne, nuk i ndalon dot asgjë!

Ne kemi të vërtetën, ne kemi idealet, ne kemi dashurinë tonë për këtë vend dhe për këtë tokë.

Ne kemi besnikërinë tonë ndaj miqve tanë. Ne, asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë.

Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë tonë kombëtare, më keq se parlamenti i Putinit dhe Lukashenkos.

Aty ai shfrytëzon çdo mekanizëm për të përjashtuar përfaqësuesit tuaj nga përmbushja

Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit.

Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare.

Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet.

Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton.

Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh.

Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!”, u shpreh Berisha.

/AlbEu.com/


Shtuar 11.02.2023 14:02