Supervilë luksoze për rritjen e kanabisit, llamba e teknologji e avancuar për kultivim, pamjet nga operacioni në Vlorë

Polica e Vlorës ka publikuar pamjet nga megaoperacioni i sotëm ku u zbuluan dy shtëpi bari.

Një super vilë luksoze përdorej për rritjen e kanabisit.

Në kuadër të operacionit “Indoors” u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj, ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.

Policia sekuestroi 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Siç shihet në pamje vila ishte me abmiente të përshatura për kultivimine bimëve narkotike, me llamba dhe teknologji të avancuar./Albeu.com/.