EMRAT/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, mes të arrestuarve dy shqiptarë

Një hetim që zgjati dy vjet çoi në pranga 21 trafikantë droge në Itali, në mesin e të cilëve janë edhe dy shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se grupi kriminal, që dyshohet se drejtohej nga katër vëllezër, vepronte midis zonës së Katanias, Palermos dhe Sirakuzës.

Të lidhura

None found

Shqiptarët e arrestuar janë Ardian Qarri, i cili konsiderohet si pjesë kyçe e bandës së drogës dhe Erion Keci, i njohur ndryshe si “Johnny”. Operacioni i quajtur “Slot Machine” çoi në sekuestrimin e 34 kg kokainë, 400 kg marihuanë, 1 kg hashash, 11 bimë kanabissi dhe 38 fishekë të kalibrit 9.

Gjithashtu u sekuestruan 11 biznese në Katania dhe provincën e saj. Në kuadër të operacionit, Prokuroria Publike ka urdhëruar sekuestrimin e aseteve për rreth 4 milionë euro.


Shtuar 8.02.2023 17:32