Si e “fundosi” dëshmia e vëllait Alda Klosin: 120 mijë eurot i kam marrë hua

Dëshmitë kontradiktore të dhëna nga Alda Klosi kanë bërë që ish-zyrtares së kryeministrisë t’i vihen prangat.

Sipas Klosit 120 mijë eurot ia kishte dhënë xhaxhi, ndërsa vëllai i saj ka dhënë një tjetër dëshmi.

Vëllai i Alda Klosit,  Leonard Çiko është shprehur se 120 mijë eurot i ka marrë hua nga një shtetas që ka biznes, në datë 2 nëntor 2022, rreth 1 muaj para nga deklarimi i Alda Klosit.

Nisur nga kjo dëshmi, është ngritur pyetja se “përse Alda Klosi nuk ka deklaruar në 15.12.2022, vjedhjen e shumës prej 120 mijë euro që ishte marrë nga i vëllai dhe përse kjo shumë mbahej në banesën e marrë prej saj me qira.

“120 mijë euro nuk janë të miat, por i takojnë xhaxhait të ndjerë që i ka mbledhur nga kursimet e tij ndër vite”, mësohet të ketë thënë Alda Klosi.

“120 mijë eurot janë marrë hua nga një shtetas që ka aktivitet biznesi”, mësohet të ketë thënë vëllai i Alda Klosit.

Nga ana tjetër, e paqartë për grupin hetimor është fakti se përse edhe në dëshminë e dytë më 6 janar 2023, Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj se paratë i përkasin xhaxhait të sëmurë në Amerikë dhe jo huaja e marrë nga i vëllai, me këtë të fundit që pretendon se ka edhe një akt noterial.

Pikërisht, për shkak të këtyre pyetjeve që nuk kanë marrë një përgjigje të saktë, ka bërë që policia t’i vërë prangat Alda Klosit pasi ka dyshimet të forta se këto deklarime janë të rreme me qëllim që të fshihet burimi i vërtetë të të ardhurave./Albeu.com/