Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kandidaturat për zgjedhjet e 14 majit për PL, PS dhe PSD.
Sakaq në listën e çështjeve vihet re se Partia Demokratike ësht lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar grupi i Alibeajt me firëm të Gazment Bardit ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat, ka folur edhe për situatën e Partisë Demokratike.
Celibashi është shprehur se atij i kanë ardhur dy lista, një e dorëzuar nga Noka dhe një nga Sefa, ndërsa sqaroi se vendimi i KQZ do të bazohet në kodin zgjedhor.
Sipas tij marrja e një vendimi në këtë moment është mjaft e thjeshtë, por duke e cilësuar “procesin zgjedhor”, mjaft të rëndësishëm për një vend demokratik, theksoi faktin se institucione përkatëse duhet të ndërhyjnë për një zgjidhje më pranuese.
/albeu.com/