Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik raportet seksuale në vendin tonë fillojnë që në moshën 13-vjeçare.
Për rrjedhojë gjinekologia, Mimoza Keta, jep disa këshilla për adoleshentët, më konkretisht për mënyrën se si duhet t’i përdorin lodrat e seksit.
Në një intervistë për Euroneës, gjinekologia thotë se lodrat e seksit nuk duhet të transportohen nga njëri adoleshent te tjetri, pasi mund të kthehen në burim infeksionesh. Ajo këshilloi sterilizimin e lodrave të seksit për të shmangur marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
“Një studim i ISHP tregon që raportet seksuale fillojnë që në moshën 13-vjeç në Shqipëri. Këto janë moshat që nuk kanë informacionin e duhur sesi duhet të mirëmbajnë veten, se si duhet të ruhen nga një infeksion i trasmetueshëm dhe se si duhet t’i përdorin këto lodra. Nëse këto shpërndahen si objekte të zakonshme dhe nuk kanë atë sterilitetin e duhur, patjetër që bëhen objektë për transmetimin e objekteve seksualisht të transmetueshme”, tha gjinekologia./Albeu.com/