Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e djeshme në Greqi, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët duke pretenduar se ishte efektiv policie.
Siç raportojnë mediet greke shqiptari i veshur me uniform policie ndalonte qytetarët në rrugë, i kontrollonte dhe u kërkonte mjetet e identifikimit.
Një rast i tillë është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në rrugë. Video është shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan albeu.com.
Ka qenë vetë i riu që është dorëzuar ditën e djeshme të autoritete greke, pasi ishte njoftuar se ishte në kërkim nga policia.
Ndërkohë policia po punon opër zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan shqiptarin në këtë vepër penale./albeu.com/