“Votoni me letra higjienike”, Korreshi: Rama meriton të quhet dite e natë palaço cirku  

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi, gjatë fjalën së tij në Kuvend është ndalur te votimi i Komisionit të Etikës për të përjashtuar Berishën dhe 4 deputetë nga salla. Ai ngriti pyetjen se pse nuk u përjashtuan të gjithë, por vetëm 5.

https://www.facebook.com/100077587175629/videos/923609155476875

“Ju keni vendosur që çdo votim të jetë elektronike. Si anëtar i prcedurës, votimet këtu janë bërë të turpshme me kartona, me letra higjienike a ku di unë me ca. Pra nuk ka pasur procedurë të vendosur në Konferencën e Kryetarë dhe duhet ta vendos i të gjithë procedurën e votimit në seancën e kaluar. E dyta, është sic kanë thënë dhe deputetët e tjerë, Komisioni i etikës, në mënyrë të turpshme, ka vedendosur përjashtimin e të gjithë deputetëve. Ne ishim të gjithë atje, pse nuk na përjashtuat të gjithëve?! Të gjithë kemi zaptuar, atëherë pse vetëm 5 janë përjashtuar?! Keni ligjëruar në komision të etikës fjalën palaco. Kush është palaco të vijë sot këtu. Të japi llogari para shqiptarëve. Sepse që sot e tutje, me ligjërimin që keni bërë, ai merion të quhet ditë e natë palaco cirku”, tha Korreshi./albeu.com


Shtuar 2.02.2023 10:53