Një incident i pazakontë ka ndodhur në bordin e një avioni që fluturonte nga Abu Dhabi për në Mumbai. Një grua italiane raportohet se ka goditur me grusht dhe ka pështyrë ekuipazhin e avionit.
BBC shkruan se ekuipzhi i kabinës u detyrua ta lidhte gruan në sedilje për pjesën tjetër të fluturimit.
Pasagjerja ishte në gjendje të dehur dhe filloi të sulmonte stafin në momentin që ata nuk e lejuan të ulej në klasin e parë, pavarësisht se kishte një biletë ekonomike.
Gruaja hoqi rrobat dhe eci lart e poshtë në korridor në një gjendje pjesërisht të zhveshur.
Stafi i linjës ajrore e cilësoi sjelljen e pasagjeres italiane si “të padisiplinuar” dhe “të dhunshme”.
Gruaja u arrestua pas mbërritjes në Mumbai, por më vonë ajo u lirua me kusht nga gjykata.
Ndërkohë avokati i gruas deklaroi se gruaja ishte ulur në një vend të pakëndshëm dhe kërkoi të zhvendosej në një vend më të lirë, duke përgënjeshtruar deklarimet e stafit të avionit./Albeu.com.