Bashkëshorti i 32-vjeçares që mbyti për vdekje dy fëmijët e saj në SHBA, u është lutur njerzëve që ta falin bashkëshorten e tij për krimin e tmerrshëm që tronditi vendin.
Bashkëshorti i Lindsey Clancy, ka dalë në mbrojtje të gruas së tij, duke e përshkruar atë si njeri të mirë dhe të dashur. Ai e justifikon nënën e fëmijëve të tij duke pretenduar se ajo vuante nga depresioni.
“Dua t’ju kërkoj të gjithëve që të shikoni thellë brenda dhe ta falni Lindsey-n, ashtu siç bëra unë”, shkroi Patrick Clancy në rrjetet sociale.
“Lindsay e vërtetë është bujare dhe e dashur për të gjithë , për mua dhe fëmijët tanë, familjen, miqtë dhe pacientët e saj. Gjithçka që dëshiroj për të tani është që ajo të gjejë paqen”, ka shkruar ndër të bashkëshorte i gruas që mbyti për vdekje dy fëmijët e saj 3 dhe pesë vjeç.
Ajo tentoi të mbyste gjithashtu edhe fëmijën e tretë, por nuk ia doli.
32-vjeçarja dyshohet se i mbyti dy fëmijët kur bashkëshorti Patrick kishte dalë nga shtëpia për të blerë ushqime në supermarket.
Kujtojmë se pas krimit, 32-vjeçarja tentoi të vriste veten duke u hedhur nga dritarja. E reja ka marrë lëndime të rënda trupore, aktulisht ajo ndodhet në spital.
Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që Clancy vuante nga depresioni pas lindjes. Familjarët e saj thanë se janë në gjendje shoku./albeu.com/