Të paktën 166 persona kanë vdekur për shkak të valës së të ftohtit që ka goditur Afganistanin në njëzet ditët e fundit, tha të shtunën një zyrtar i ministrisë për Menaxhimin të Fakeqësive në vend.
Sipas zyrtarit, Abdul Rahman Zahid, 88 persona të tjerë kanë vdekur brenda një jave, duke e çuar numrin e vdekjeve deri më tani në 166, bazuar në të dhënat zyrtare.
Death toll in Afghanistan cold snap rises to 166 https://t.co/QPj8q284TN
— ST Foreign Desk (@STForeignDesk) January 28, 2023
Termometri ka rënë deri në -33 gradë Celsius në disa pjesë të Afganistanit.
Në disa raste temperaturat ekstreme janë shopqëruar me reshje dëbore. Ndërkohë ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta.
I ftohti ekstrem po godet një vend ku më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të tij janë në prag të urisë dhe gati 4 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, shkruan albeu.com.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi këtë javë se shtatëmbëdhjetë njerëz iu nënshtruan “infeksionit akut të frymëmarrjes” në një fshat në provincën Badakhshan (verilindore). “Kushtet meteorologjike penguan ardhjen e mjekëve në zonë” në kohë”, sqaroi OBSH.
Ndihma humanitare për Afganistanin ka rënë në mënyrë dramatike që kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021, në mes të një tërheqjeje kaotike të ushtrisë amerikane pas 20 vitesh luftë.
Shpërndarja e ndihmave humanitare nga OJQ-të është vënë në pikëpyetje edhe pas vendimit të talebanëve më 24 dhjetor për të ndaluar gratë të punojnë për to.
Organizatat e mëdha joqeveritare kanë pezulluar aktivitetet e tyre në shenjë proteste ndaj këtij vendimi, i cili vlen për të gjitha fushat përveç njërës, asaj të shëndetësisë. Falë këtij përjashtimi, disa organizata mundën të rifillonin aktivitetet e tyre./albeu.com/