Një makinë është djegur në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.