Porti i ri në Durrës, Varhelyi i përgjigjet Alibeajt: Prokurimet dhe koncesionet duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi përmes një letre i është përgjigjur kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e durrësit dhe  Durrës Marina Bay and Yacht që do të ndërtohet nga kompania “Symphonie real” me një vlerë prej 2 mld euro.

Komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi, ka pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standardeve të Bashkimit Europian.

Të lidhura

None found

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit.

Letra e Komisionerit

“Komisioni Evropian i kushton rëndësi të madhe përputhshmërisë me MSA-në dhe standardeve të BE-së. Kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare me vendet e treta, qëndrimi i Bashkimi Evropian është i qartë dhe ai është thënë vazhdimisht, duke përfshirë edhe Këshillin e Stabilizim Asociimit që u zhvillua në Mars 2021.

Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimeve publike dhe koncesioneve, duke përfshirë edhe marrëveshjet e lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë për prioritetet e investimeve. Sigurisht që ne i kemi ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me Projekti i Portit të Durrësit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, aktivitetet e Portit të Durrësit janë planifikuar të zhvendosen në Porto Romano. Si rezultat i modifikimit në projekt dhe ndryshimi të përdorimit të Portit të Durrësit, Komisioni anuloi grantin e mbetur për investimin në këtë projekt specifik.

Komisioni është i gatshëm të mbështesë dhe të akomodojë projekte të mëtejshme investimi në lidhje me projektin e ri komercial të zhvillimit të Porto Romanos nëse kërkohet. Është objektivi ynë i përbashkët për të mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen për Alibeajn.

Sipas PD, në garën për projektin e madh 2 mld euro qeveria shqiptare as ka hapur një garë ndërkombëtare dhe nuk ka respektuar asnjë nga parimet e MSA. Gjatë debatit të gjatë publik në parlament PD akuzoi qeverinë se e kishte paracaktuar fituesin dhe se nuk kishte ndjekur asnjë nga rregullat dhe pikat e përcaktuara në parimet e MSA për një konkurim të ndershëm dhe barabartë mes kompanive, duke e paracaktuar fituesin./Albeu.com/