Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e qarqeve në një takim në selinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja ka nisur pak më parë dhe mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kjo pritet të jetë një mbledhje vijuese për të analizuar sondazhet se kush do të kandidojë në bashkitë e vendit.
Kujtojmë që Partia Socialiste ende nuk ka dalë me kandidatura zyrtare për zgjedhjet e këtij viti.
/albeu.com