“Na kërkoi para për probleme shëndetësore”, familja e Luizit reagon pas deklaratave të noterëve: Përpjekje për prishje imazhi

“Fan Club” në Top Channel publikoi sot një video me dëshmi të noterëve të cilët tregonin se vula e noterit Luiz Ejllit i është heur për shkak të mosprezencës në punë.

Ata gjithashtu u shprehën e i kanë dhënë 200 mijë lekë të rinj, pas kërkesës së tij me arsyetimin se kishte një problem shëndetësor, por pa e specifikuar se çfarë.

“M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë. Në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Në dokument nuk ka cilësuar as tumor as asgjë tjetër. Vetëm probleme shëndetësore”, tha një nga noterët.

Lajmet se Luizi mund ta ketë përdorur sëmundjen dhe më parë për të fituar para kanë sjellë një reagim nga familjarët e tij. Ato kanë bërë një status në rrjete sociale ku kanë shkruar se dikush po mundohet t’i prishë imazhin këngëtarit në një kohë kur ai nuk është prezent për të dhënë shpjegimet e tij apo për t’u vetëmbrojtur.

“Shume fjale te thena publikisht ne vendin jo te duhur dhe ne momentin e gabuar! Ne nje moment kur publiku do dhe vlereson nje Artist, dikush mundohet t’i uli dhe prishi imazhin! Nuk mund te flasim kaq kollaj nepër media e portale duke ngitur’ akuza’ pr nje person i cili se pari nuk eshte prezent dhe mbi te giitha s’ka mundësine dhe “lirine e fiales” te mbrohet e te japi shpjegimet e tij. Prandaj prisni njerez, çfarë ju nxiton? Koha eshte e shkurter dhe ditet e gjata”, shkruhet në reagim.


Shtuar 22.01.2023 20:40