Trafiku nga rruga e vjetër në aksin Tiranë- Milot- Burrel është devijuar nga policia rrugore.
Dy postoblloqe policie, një në Tufinë dhe një në Klos, po devijojnë trafikun. Shkak për bllokimin janë bërë makinat që lëvizin nga Tirana pasi janë me goma verore.
Qarkullimi do të bëhet duke ndjekur aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas.
Njoftimi:
Qarku Dibër/ Njoftim
Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital. /albeu.com