Për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp ndeshja e sotme kundër rivalëve të Chelsea është e veçantë, kjo jo për shkak të renditjes së 2 klubeve në Premier League, por sepse tekniku gjerman ka arritur ditën e sotme, të menaxhojë plot 1000 ndeshje si trajner.
Ndeshja e “të kuqve” ndaj Chelsea në kuadër të javës së 21-të, të Premier League do të jetë një milenial për teknikun gjerman, ku në krye të Liverpool ai udhëhoqi 410 ndeshje, në Borussia Dortmund 319 dhe në Mainz 270 përballje.
“Kjo është një ngjarje e madhe. Kam punuar në klube që më pëlqenin. Është një numër i çmendur, por mjekra tani është gri. Kur mbërrita këtu, nuk ishte kështu. Nuk jam i sigurt nëse është për shkak të moshës dhe Liverpool-it. Për mua kjo është puna më e mirë në botë. Nuk është një punë relaksuese, nuk është një punë ku ke shumë pushime, por mua më pëlqen. Jam i lumtur që mund ta bëj sepse është praktikisht e vetmja punë që mund të bëj.
Merrem mirë me emocionet, presionin, pikat e larta dhe momentet më pak të mira. Kjo është pjesë e punës. Askush nuk fiton gjatë gjithë kohës. E dija që në fillim. Ndoshta njerëzit duhet të marrin një çmim për 1000 lojëra të mira, por nuk jam i sigurt se dikush do ta merrte atë”,- është shprehur tekniku i Liverpool, për arritjen e tij.
Gjatë fjalës së tij, Kloop kujtoi dhe një pjesë nga fillimit e tij si trajner, pikërisht te Mainz ku në rast se do të kishin arritur të humbnin 1 ndeshje më shumë në atë kohë, ndoshta Klopp nuk do të mbante emrin e madh që ka tani.
“Nuk e dija në atë kohë që doja ta bëja këtë punë për pjesën tjetër të jetës sime. Nga shtatë ndeshjet e para, mendoj se kemi fituar gjashtë. Nëse do të kishim humbur edhe një herë, do të ishim eliminuar. Nëse fitonim pesë ndeshje, do të ishte një shifër e jashtëzakonshme, por ne do të zbrisnim në divizionin e tretë dhe një karrierë premtuese e trajnerit përfundoi para se të fillonte”,- u shpreh Klopp. /albeu.com