Policia kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe ka sekuestruar 12 495 euro.
Është proceduar penalisht 59-vjeçari që nuk i deklaroi.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit V. M. Gjatë kontrollit të valixhes së këtij shtetasi janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.
Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com