Si ndryshoi rrjedha e luftës: Kush është vendi i varfër i Ballkanit që “shpëtoi” Ukrainën me naftë dhe municione

Bullgaria, një nga anëtarët më të varfër të BE-së dhe e perceptuar prej kohësh si pro-Moskës, e ndihmoi Ukrainën t’i mbijetonte sulmit të hershëm të Rusisë duke e furnizuar atë fshehurazi me sasi të mëdha nafte dhe municionesh të nevojshme dëshpërimisht, kanë thënë politikanët përgjegjës.

Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministri i financave Assen Vasilev thanë se vendi i tyre siguroi 30% të municioneve të kalibrit sovjetik që i nevojitej ushtrisë së Ukrainës gjatë një periudhe vendimtare tremujore pranverën e kaluar, dhe nganjëherë 40% të naftës.

Politikanët, të cilët tani janë në opozitë, kanë përshkruar së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, operacionin e jashtëzakonshëm të ngritur nga shteti i vogël ballkanik, i cili zyrtarisht po refuzonte të gjitha kërkesat për të armatosur Ukrainën, në intervistat me Die Welt.

“Kiril Petkov ka treguar integritetin e tij dhe unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës që përdori të gjitha aftësitë e tij politike për të gjetur një zgjidhje”, tha Kuleba për gazetën gjermane, duke shtuar se udhëheqësi bullgar vendosi të ishte në anën e duhur të historisë dhe ndihmoi Ukrainën të mbrohej kundër një armiku shumë më të fort”.

Petkov duhej të vepronte fshehurazi për shkak të simpatisë së hapur pro-Kremlinit mes shumë në klasën politike të Bullgarisë, duke përfshirë partnerët e tij të koalicionit socialist. Disa ditë pasi i ashtuquajturi operacioni special i Rusisë në Ukrainë filloi më 24 shkurt, ai shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes, i cili po refuzonte ta quante pushtimin një akt lufte.

Ndërkohë, sondazhet treguan se më shumë se 70% e bullgarëve kishin frikë se do të tërhiqeshin në konflikt dhe kundërshtonin furnizimin me armë për Ukrainën, pavarësisht se vendi i tyre kishte rezerva të mëdha armësh dhe municionesh të kalibrit sovjetik që Kievit i nevojitej urgjentisht. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 10:48