Këto 3 ushqime janë po aq efikase sa ilaçet në uljen e tensionit të lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është bërë problem serioz për shumë njerëz, të cilët janë të detyruar të pinë ilaçe gjatë gjithë kohës për të mbajtur tensionin nën kontroll dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Një studim i ri ka zbuluar se 3 ushqimet më të mira për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut janë bananet, patatet e ëmbla dhe spinaqi.

Të pasura në kalium, këto produkte të freskëta ndihmojnë në parandalimin e hipertensionit duke balancuar nivelet e kripës brenda trupit.

Një studim i ri tregon se ky mineral funksionon në të njëjtën mënyrë si diuretikët, ilaçet që përdoren zakonsiht për uljen e tensionit të gjakut.

Megjtihatë, ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të rriturit të marrin të paktën 4.7 g nga kjo lëndë ushqyese çdo ditë që të marrin benefitet.

“Ndjekja e një diete të pasur në kalium është si të marrësh një diuterik. Dozat e ulëta të sodiumit janë një mënyrë e mirë-stabilizuar për të ulur tensionin e lartë të gjakut”, thotë dr. Alicia McDonough, nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.

Më shumë se 1 miliardë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga hipertensioni.

Ata që janë të diagnostikuar me tension të lartë duhet të marrin ilaçe çdo ditë për ta mbajtur nën kontroll atë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për të paktën 51% të vdekjeve nga goditja në tru dhe 45% nga sëmundjet zemrës.


Shtuar 18.01.2023 14:31