Ishte brenda shtëpisë së BBV, Getinjo zbulon si e mësoi ndarjen nga jeta të dajës së tij

Ndonëse qëndroi në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” për pak më shumë se një muaj, disa gjëra në jetën e Getinjos jashtë spektaklit kanë ndryshuar.

Reperi me të dalë nga shtëpia mbrëmjen e djeshme, i është dashur të përballet me lajmin e trishtë që daja i tij nuk jeton më.

Me anë të një postimi në Instagram, ai është shprehur se sot në mëngjes e ka marrë vesh lajmin, ku shtoi se ai ka qenë edhe si një shok për të.

Geti nuk harroi të falenderonte edhe të gjithë mbështetësit e tij për mesazhet e bukura që i kanë dërguar pas daljes.

Më herët ishte reperi Gramoz Aliu, i njohur nga të gjithë si Mozzik, ai i cili ndau me ndjekësit e tij lajmin e trishtë.

Përmes një postimi prekës në Instastory, Mozzik asokohe lajmëroi se daja i tij kishte ndërruar jetë.

“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kethehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– thuhej në postimin e Mozzik.


Shtuar 17.01.2023 13:54