Braktisi Metën për Ramën, Agron Çela ulet mes socialistëve në Kuvend

Këtë të hënë u zhvillua senaca e parë parlamentare të sesionit të ri të 2023-it.

Seanca nisi me tensione, ku protagonist ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili debatoi me kryetaren e  Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit komunikoi se koha e tij në foltore mbaroi.

Sakaq ajo që u vu re sot, ishte edhe “pjesëtari” i ri i Partisë Socialiste, Agron Çela. Çela u bashkua zyrtarisht me Partinë Socialiste disa ditë më parë.

Ai ka shprehur haptas mbështetjen e tij për PS-në në zgjedhjte vendore të 14 majit. Ndërkohë sot ai u shfaq i ulur në Kuvend në radhën e socialistëve./albeu.com/


Shtuar 16.01.2023 17:23