“Ku janë 400 mijë euro?” Berisha e nis me akuza fjalën në Kuvend: I keni frigoriferët dhe lavatriçet të mbushura me lekë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur me akuza ndaj Kuvendit fjalën e tij në këtë sesion të ri Parlamentar. Sipas tij, Parlamenti është kthyer në një dhunues madhor dhe amoral të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Berisha: Ky Parlament i mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative, të drejtën e tyre kushtetuese, është shndërruar në funskion të një njeriu, i cili ka fjalor të vetëm sharjen si një ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat. Në cdo Parlament tjetër kjo do përshëndetej, kur këtë e bën një ish-kryteministër. Ju nuk guxoni sepse e dini që kreu juaj kryeson një organizatë kriminale.

Ju i keni të mbyshur dyshekët, frigoriferët me para të vjedhura. Ka ardhur Rozeta ndonjëherë në shtëpinë tuaj Niko?  Të kujt janë 400 mijë euro? Ku është Ballukja? Ne nuk kemi detyrë tjetër vetëm kontrollin, nuk kemi asnjë tagër tjetëre, 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush kanë votuar që ne të kontrollojmë. Ju bëni gjithcka që të ndaloni kontrollin. /Albeu.com./


Shtuar 16.01.2023 16:25