Numri i të vdekurve nga një sulm raketor rus që shkatërroi një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas të Dnipro është rritur në 14, ndërsa ekipet shpëtuese kanë kërkuar për të mbijetuar gjatë gjithë natës, tha guvernatori rajonal në orët e para të mëngjesit sot.
“Operacioni i kërkimit vazhdon,” tha Valentin Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk në Ukrainën lindore-qendrore, në një mesazh në platformën Telegram në orën 2:50 të mëngjesit.
Rescue workers sifted through rubble, searching for signs of life at an apartment block in the Ukrainian city of Dnipro, which was hit as part of a major Russian missile attack that killed at least twelve people and wounded more than 60 https://t.co/uRx95yrdze pic.twitter.com/Ncp3X484wK
— Reuters (@Reuters) January 15, 2023
Sipas tij, 38 persona u shpëtuan, më shumë se 20 rezultojnë të zhdukur ndërsa një numër i paspecifikuar banorësh mbetën të bllokuar nën rrënoja pas sulmit që ndodhi pasditen e djeshme dhe rezultoi me të paktën 64 të plagosur.
Sulmet goditën infrastrukturën kritike në Kiev dhe rajone të tjera, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë në mes të dimrit në kryeqytet dhe pjesë të tjera të mëdha të vendit që do të vazhdojnë në ditët në vijim, paralajmëruan zyrtarët./albeu.com/