ZYRTARE/ Zguro e mbyll me Skënderbeun

Vangjel Zguro i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Skënderbeut. Ka qenë vetë mbrojtësi i cili ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se mbyllte këtu kapitullin e karrierës së tij te skuadra korçare ku mbante shiritin e kapitenit.

“Faleminderit Korça, ishte nder dhe kënaqësi për mua të isha lojtari juaj dhe kapiteni i ekipit. Respekt të veçantë lojtarëve që ndamë fushën së bashku. Ju uroj vetëm suksese në vazhdim atyre dhe ekipit:”, shkruante mbrojtësi i cili tashmë bëhet gati për një aventurë të re.