Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar në Facebook, pamje 3D nga projekti i shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin në qytetin e Lezhës.
Rama bën me dije se punimet për restaurimin e shëtitores së re do të nisin nga e hëna, 16 janar.
Shëtitorja e re do të nxjerrë në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.
“Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin, e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim të turizmit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook./albeu.com/