Rrëfimi i djeshëm i këngëtarit Luiz Ejlli, brenda shtëpisë së Big Bother se vuan nganjë sëmundje e rrallë ka marrë përmasa të mëdha në rrjet.
Por duke u nisur nga karakteri i tij plot humor e surpriza, jo të gjithë e besuan.
Mes gjithë reagimeve skpetike të ndjekësve, ku dikush i shpreh keqardhjen e dikush mosbesimin, ra në sy një koment i një ndjekësi i cili shkruante se është komshiu i këngëtarit në qytetin e Shkodrës. Në një nga postimet e “Big Brother Vip”, ai ka komentuar duke thënë se lajmi i cili po qarkullon është i vërtetë duke zbuluar se i ati i këngëtarit ka humbur jetën nga e njëjta sëmundje.
Gjithashtu më tej komentuesi bën me dije se edhe halla e Luizit vuan po nga e njëjta sëmundje.
“Është i vërtetë lajmi e ka kaluar e i është shfaqur prap. Unë e kam komshi në qytetin e Shkodrës. Babai i ka vdekur shumë i ri prej sëmundjes, konfirmoj që edhe halla e vet është shumë e sëmurë”, shkruan ai.