Zgjedhjet vendore të 14 majit, KQZ nis procedurat, partitë politike propozojnë anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve

Komizioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot procedurat për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme partitë politike kanë propozuar anëtarët e sekretarët e KZAZ-ve.

PS ka propozuar 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës dhe Partia Demokratike 2 anëtarë si partia më e madhe e opozitës. Partia Socialdemokrate 1 anëtar si partia e dytë e mazhorancës dhe Partia e Lirisë 1 anëtar në çdo KZAZ si partia e dytë e opozitës.

Anëtari i shtatë në gjysmën nga PS dhe gjysma tjetër nga Partia Demokratike.

Sekretari do të propozohet nga PS aty ku PD ka propozuar zëvendëskryetarin, dhe e anasjellta./Albeu.com/


Shtuar 9.01.2023 12:07