Një 34 vjeçar nga Skrapari është arrestuar pasi akuzohet për dhunë dhe përndjekje.
Policia bën me dije, se pas kallëzimit të një 26-vjeçareje, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj, 34 vjeçari është arrestuar.
Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.