Një mik i Cristiano Ronaldos ka marrë një pagesë të madhe për transferimin e portugezit te Al Nasr.
Futbollisti 37-vjeçar iu bashkua klubit nga Arabia Saudite në një transfertë të lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester United.
Transferimi nuk u trajtua nga agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, por nga menaxheri dhe miku personal i Cristianos, Ricardo Regufe.
Për transferimin Regufe mori një komision prej rreth 30 milionë euro, sipas Marca. /G.D albeu.com/