Cristiano Ronaldo ka mundësinë të kalojë nga Al Nassr në një klub nga Champions League.
Në fund të dhjetorit, sulmuesi 37-vjeçar nënshkroi kontratë me Al-Nassr nga Arabia Saudite. Marrëveshja vlen deri në vitin 2025.
Sipas Marca, kjo kontratë përmban një klauzolë sipas së cilës portugezi mund të kalojë në Newcastle në formë huazimi nëse “magpies” kualifikohen në Champions League në fund të këtij sezoni, objektiv i cili duket mëse i arrirë nëse “bardhezinjtë” ruajnë formën e deri mw tanishme.
Ndërkaq, kujtojmë se klubi anglez është në pronësi të Fondit të Investimeve Shtetërore të Arabisë Saudite. /albeu.com