Lind fëmija i parë për 2023, mësohet gjinia

Kanë mjaftuar 60 sekonda të këtij viti që të vjen në jetë edhe foshnja e parë.

Ka qenë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Oerta Manastirliu, e cila ka njoftuar lajmin se fëmija i parë që ka lindur për këtë vit është një vajzë e quajtur Promisa.

Pas saj ka lindur dhe një djalë i quajtur Orjol.

POSTIMI:

Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni” Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë./albeu.com

 


Shtuar 1.01.2023 00:41