Takimi me Putin, Xi: Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e qetë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping zhvilluan sot një takim nga distanca.

Xi i tha Putinit se Pekini dhe Moska duhet të koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë në çështjet ndërkombëtare, sipas mediave shtetërore kineze.

Ai tha gjithashtu se rruga drejt bisedimeve të paqes për Ukrainën nuk do të jetë e qetë dhe se Kina do të vazhdojë të mbajë “qëndrimin objektiv dhe të drejtë”.

Kjo vjen pasi Putin njoftoi se Xi ka të ngjarë të bëjë një vizitë shtetërore në Rusi në pranverë.

Kjo vizitë do të shënonte një shfaqje publike solidariteti nga Pekini në mes të fushatës ushtarake të dështuar të Rusisë në Ukrainë.

Në fjalën hyrëse nga një video-konferencë mes dy liderëve të transmetuar në televizionin shtetëror, Putin tha: “Ne po ju presim, i nderuar kryetar, i dashur mik, ne po ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë”.


Shtuar 30.12.2022 13:42