Dy persona me kapuç dhe bidonë me benzinë afrohen qetësisht, momenti kur i vënë flakën 3 mjeteve në Vlorë (VIDEO)

– Dosja.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken qartë se si dy persona që mbajnë bidona me benzinë në duar, shkojnë në drejtim të automjeteve dhe i vënë flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi.

Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi.

Biznesmeni dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurencës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 30.12.2022 10:06