“E bëri për inat”/ Oltës nuk i del e keqja me Zhaklinën: Më denigroi

Olta Gixhari dhe Zhaklina Gjolla u përfshinë në një debat, gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e Big Brither VIP.

Aktorja zbuloi se ka hatërmbetje me moderatoren, ndërsa kjo e fundit u shpreh e pakënaqur që Olta nuk kishte shkuar fare ta takonte kur ajo ndodhej në rulotë. Kështu Zhaklina vendosi që Olta të ishte e rradhës që kalon ditët në rulotë, vendim që aktorja nuk e pëlqeu aspak.

Gjatë një bisede me Kristin, Olta u shpreh se Zhaklina ia ka bërë për inat dhe se ndihet e denigruar.

“Më erdhi në formë sulmi. Ishte ekstreme, denigruese. U bë për inat dhe mua kjo nuk më pëlqen. Loja duhet të shkojë deri në pikën që mos denigrohet njeriu sepse nuk quhet më lojë. U ndjeva e denigruar sepse ajo e bëri nga inati. Ja dhanë mundësinë”, tha Olta.


Shtuar 29.12.2022 14:12