Policia ka vënë në pranga 22-vjeçari Myftar Markun, i cili të shtunën (24 dhjetor) përplasi rëndë me makinë një fëmijë të moshës 3 vjeç.
E mitura ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore.
“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë”, njofton policia./albeu.com