Lajmet që gjendjen e shëndetit të Pesë nuk janë të mira. Sipas Infobae, një gazetë argjentinase, shëndeti i tij përkeqësohet dhe situata e tij është kritike, aq sa anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë.
Legjenda 82-vjeçare braziliane është shtruar që nga 29 nëntori në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për kancerin e trashë, që është duke u përhapur.
Ai është në terapi intensive dhe mezi flet. Megjithatë, ai është rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij të dashur, me cilin do të kalojë Krishtlindjet: dy vajzat dhe gruaja e tij janë atje me të. Bota e futbollit mbetet pezull, ndërsa Pele vazhdon të luftojë me jetën. /GD albeu.com/