Deputeti demokrat, Dashnor Sula, është shprehur i pakënaqur nga shpërndarja e buxhetit për vitin 2023.
Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se buxheti për fermerët është shumë pak dhe se nuk mjafton për të plotësuar nevojat e tyre, ndërsa theksoi se paratë që qeveria jep për tërmetin bëhet për qëllime elektorale.
“Po miratojmë një akt normativ , a ka llogjik që 12- mln euro ti jepni për fondin e rindërtimit? Janë para që do shkojnë te familjet e atyre që janë dëmtuar gjoja nga tërmeti. Po e bëni për fushatë elektorale. Kjo qeveri nuk e ka mendjen te fermerët Pensionin e ke shtuar me 10 mijë lekë të vjetra. Vetëm 28 mln euro për bujqësinë, Maqedonia e Veriut jep 150 mln euro. Ju nuk jepni as 50 mln euro për fshatin. Ju i jepni sa për të lagur buzën. A e dini se duhet të kesh katër dynym e sipër për të marrë subvencione? Ata nuk marrin dot më naftë. Në blegtori duhet të kesh minimumi 10 krerë lopë dhe se kanë mundësi që të kenë të gjithë nga kaq lopë, pasi nuk marrin dot subvencione. Ju keni zgjedhur një numër të caktuar se aty nuk do kenë mundësi ata se nuk i subvencioni dot. A e dini se për të pasur duhet të kesh 50 koshere bletësh se me 49 nuk merr dot subvencion. Fshatarët paguajnë dhe taksë varrezash, po i rripini. Kur të vëmë atje poshtë, krimbi do ju hajë të parët juve, se jeni të dhjamosur”, tha Sula.