Në Kuvend po diskutohet ligji për vreshtarinë, Koreshi nuk i kursen batutat: Unë nuk kam flokë ju thoni të hapni parukeri

 

Diten e sotme në seancën plenarë që ka nisur prej orës 15:00, po diskutohet për vreshtarinë dhe verërat.

Fillimisht seanca nisi me debate dhe tensione mes dupetetëve të Partisë Demokratike dhe pas disa ndërprerjesh seanca po vazhdon normalisht.

Në fjalën e tij deputeti Saimit Korreshi si gjithmonë nuk i ka kursyar batutat, duke u shprehur se të diskutosh  nëk këtë kohë për këtë ligj, është njëlloj si të tentosh të hapësh një parukeri kur personi nuk ka flokë.

Ai ka hedhur edhe akuza në lidhje  me ndarjen e subvencioneve për fermerët

“Po thoni tu bëjmë ligjin, po u hapin parukeri, kur unë nuk kam flokë. E njëjta gjë për fermerin, po të bëj ligjin, por unë s’kam tokë të ta blej.Sot vjen një ligj i vonuar si çdo gjë në këtë vend. Të gjithë anëtarëve të Komisionit. Ngelemi gjithmonë në kuadrin e rregullave. Në bëjmë rregulla themi kemi këtë mbrojmë shohim por kur i kthehemi situatës konkrete çfarë bëhet me fermerët.  Fermeri ai që e prodhon sa i kushton çfarë ka ndryshuar në një vit në një vit e gjysmë. Çfarë kosto punëtoria ka. Çfarë bëhet në rastin kur ka rënë breshër. Që ligji të bëhet efecient duhet ti ndihmojmë. Po ndajnë naftën vetëm anëtarëve të PS-së. Naftën po e shesin pasi një pjesë e mirë e tyre e kanë dhëne me qira tokën. Kjo po ndodh sot. Por çfarë bëhet me fermerin, sa ka vajtur kostoja e një fermeri. Rrushi ka ngelur në arë. Nuk mundën dot as ta vjelin rrushin. Marrin subvencione por e marrin rrushin nga jashtë se kanë më lirë. Tregtarët abuzojnë me fermerët”, tha ai./albeu.com


Shtuar 21.12.2022 18:32