Në emisionin “Open”, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me ekzekutime të bujshme dhe krime makabre të cilat kanë tronditur opinionin publik.
Në pjesën e parë po diskutohet në lidhje me ngjarjen e vitin 2017 në Dajt, ku një borxh prej 1 milionë lekësh të reja kanë qenë arsye e mjaftueshme për 3 persona që t’i merrnin jetën në mënyrën më makabre 61-vjeçarit, Menduh Shaban Kurt-Dedës.
E ftuar në studio, Evis Ahmeti, gazetare dhe autore e emisionit “Me Zemër të Hapur” ku edhe e ka trajtuar gjerësisht këtë çështje, ka zbuluar detaje mbi personat e përfshirë.
Ahmeti ka deklaruar se urdhri për vrasjen e 61-vjeccarit është dhënë nga Marjeta Karai, ndërsa është ekzekutuar nga djali i saj dhe shoku i tij.
Sa i përket jetës së Karait, ajo tha se ndërkohë që ishte e martuar kishte lidhje paralele dhe lidhje me disa persona. Ajo shtoi se më parë se të krijonte shoqatën e saj, Marjeta punonte si vullnetare në disa OJF ku kishte krijuar lidhje me disa persona, mes tyre edhe Faik Stojna.
“Marjeta Karai ka qenë urdhëruese e krimit ndërsa ekzekutimi është bërë nga i biri. E kanë gjetur në një lokal duke konsumuar alkool, pasi kishin kohë që e kërkonin. Djali ka telefonuar nënën dhe i bëri me dije se e ka gjetur. më pas e çuan në një karburant në Allias ku e kanë dhunuar. mënyra tallëse e sjelljes së tij ka bërë që Marjeta të jepte urdhrin për vrasjen e tij. Në të njëjtin karburant djali dhe shoku i tij kanë blerë dy shishe benzinë të cilat janë përdorur më pas djegien e trupit.
Marjeta është urdhëruesja por këtë gjë e ka të përsëritur. Ka qenë vullnetare në disa OJF derisa krijoi një shoqatë vetë, por flitet që si vullnetare kishte krijuar lidhje me persona të tjerë, një ndër të cilët Faiku, i cili në kohën e pandemisë është dhunuar nga persona të futur nga Marjeta sa i kanë thyer edhe këmbët, më pas ka marrë guximin ta denoncojë. Marjeta e kërcënonte./BW