“Amnistia fiskale mbështetje për organizatat kriminale”, Berisha: Do lahen paratë e pista

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot në amnistinë fiskalë, për të cilën kryeministri Rama ka deklaruar se do ta kalojnë dhe nuk kanë nevojë për mbështetjen ndërkombëtare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se kjo është një mbështetje për krimin e organizuar dhe një goditje e rëndë për biznesin e ndershëm shqiptar.

“Edi Rama u servir shqiptarëve cdo ditë në qëndrimin e vendimeve pr.ligji e ligje, interesa të mafies dhe të klanit të tij personal.

Duke bërë avokatin e këtyre interesave Rama vret cdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre. Në kundërshtim flagrant me interesa të cdo qytetari shqiptar dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe të krimit të organizuar shqiptar ai sfidon cdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, cka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botë. Cfarë do të thotë një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria. Cka do të thotë fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare ne rajon Evropë dhe botë. Çka do të thotë, injorim tërësor i cdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar”, tha Berisha.


Shtuar 19.12.2022 13:04