Sallat e operacioneve në spitalin e Traumës do të mbyllen për dy ditë. Të hënën dhe të martën (19-20 dhjetor), nuk do të ofrohet ky shërbim në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkaku është bërë pastrimi i sallave pasi janë shumë të ndotura.
Shumë pacientë që mund të kenë planifikuar operacionet apo dhe rastet e aksidenteve, nuk do të mund të operohen. Nuk dihet se çfarë do bëhet me fatin e tyre. Zgjidhja e vetme për këto raste është që pacientët t’i drejtohen privatit.
Mjekë shprehen të shqetësuar përballë kësaj situate pasi puna e tyre po ashtu do mbetet pezull për ato dy ditë.