E vranë dhe e groposën në Dajt, zbardhet dëshmia e autores: U ndava me Menduh Kurt-Dedën për shkak të konflikteve

Një ditë pas zbardhjes së vrasjes së Menduh Kurt-Dedës, një krim në bashkëpunim mes Marjeta Karajt, të birit, Besmirit dhe Gazmir Ngotës, kanë dalë edhe dëshmitë e tyre.

Marjeta Karaj: Për shkak të konflikteve shkëputëm marrëdhënien.

I arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka shpjeguar se ishte vënë në dijeni për borxhin që Kurt-Deda i kishte Marjetës, nënës së shokut të tij, Besmir Karaj. Më tej, Ngota ka rrëfyer se ishte prezent që nga momenti kur Kurt-Dedën e kanë marrë me makinë në zonën e Xhamllikut. E kanë çuar në Allias, në një parking pranë shtëpisë së Besmirit dhe aty prezent shkoi edhe Marjeta. Pasi i kanë kërkuar kthimin e borxhit, Kurt-Deda fillimisht ka mohuar kthimin e shumës prej 10 milionë lekësh të vjetëra, por pasi është rrahur nga Besmiri, u ka kërkuar kohë për të kthyer borxhin. Sipas Ngotës, me porosi të Marjetës, e kanë marrë Kurt-Dedën dhe e kanë çuar në Dajt, ku e kanë lidhur dhe djegur. Në dëshminë e tij, Ngota thotë se për këtë veprim nuk ka marrë para nga shoku i tij Besmir Karaj, por ka shpjeguar se e ka bërë për shoqëri.

“Besmiri i rrahu dhe Menduh Kurt-Deda kërkoi kohë për të shlyer borxhin. Na porositi Marjeta Karaj”, u shpreh ai.

Hetimet për këtë ngjarje u rihapën 1 vit më parë me kërkesë të Policisë së Tiranës, ku me urdhër të Prokurorisë u kërkua zhvarrosja e kufomës për të bërë edhe një herë ADN-në.


Shtuar 16.12.2022 11:43