Ndryshime në Policinë e Vlorës, Gentjan Berberi liron postin e drejtorit, kush e zëvendëson

Ashtu siç pritej, ka pasur ndryshime sa i takon Policisë së Vlorës.

Mësohet se është larguar drejtori Gentjan Berberi, ndërkohë në vend të tij është emëruar Emral Muça.

Gentjan Berberi u emërua në krye të policisë Vlorë në tetor të vitit 2021, nga ish-drejtori i Përgjithëm i Policisë Gledis Nano.

Ermal Muça, i cili mbante postin e drejtorit në policinë e Lezhës dhe më parë zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, është emëruar drejtor i Policisë së Vlorës.

Muça ishte emëruar tek Sektori i Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit në 5 maj të 2015./albeu.com


Shtuar 13.12.2022 16:50