Escobar përfundon takimin me Kurtin, nuk komenton situatën në veri të Kosovës

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Pas përfundimit të takimeve, Escobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.

I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Escobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

 

 


Shtuar 12.12.2022 19:42