Altin Basha emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar

Ditën e sotme është njoftuar se regjisori Altin Basha është emëruar Drejtor i Teatrit Kombëtar.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë Hervin Çuli është liruar nga detyra.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Kujtojmë se Basha ka qenë regjisor  i programit “Portokalli” prej 17 vitesh u largua përfundimisht nga spektakli në shtator të 2020-ës.

Basha dha dorëheqjen asokohe pasi kupola e televizioni i ka hequr shumë ‘kompetenca’. Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhyrje duke u larguar ngë Top Channel ndersa me pas kaloi ne televizionin Abc dsi regjisor i programit “Koshere”. /albeu.com


Shtuar 12.12.2022 16:57