Përshkallëzimi i dhunës në Jeruzalem, vendet e botës apelojnë për paqe dhe qetësi

Vendet nga e gjithë bota kanë apeluar për paqe dhe qetësi, pas disa ditësh trazira mes Izraelit dhe palestinezëve. SHBA, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxituar Izraelin dhe palestinëzët të ulin tensionet sa më shpejt të jetë e mundur.

Dhuna u përshkallëzuar të hënë në mbrëmje pasi militantët palestinezë hapën raketa në drejtim të Jeruzalemit. Si përgjigje, ushtria izraelite nisi sulmet ajrore kundër caqeve  të militantëve në Gaza Strip, informon albeu.com.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë në Gaza thanë se 22 vetë, përfshirë 9  fëmijë, kishin vdekur në sulme. Ushtria e Izraelit tha të paktën 15 anëtarë të grupit Hamas që sundon Gazan ishin midis të vrarëve.

Hamas kishte kërcënuar të sulmonte pasi qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në një vend të shenjtë në Jeruzalem të hënën./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 09:39