Mbrëmë ka filluar reality-show “Big Brother VIP Kosova”, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe aktores, Jonida Vokshi, ku përkrah tyre janë opinionistët Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.
Në natën e parë u zbuluan gjithsej 14 banorë, ku mes tyre është edhe një çift.
Pjesë e shtëpisë janë:
Reperi, Getoar Aliu i njohur me nofkën Getinjo,
këngëtarja Ana Kabashi,
ish-konkurrentja e “Love Story”, Vivien Thano,
ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani,
artisti Bekim Latifi i njohur si MC Beka,
aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku,
çifti Urim & Alisa,
aktorët Shota Baraliu,
Artan Thaqi,
Anita Selimi,
këngëtari, Gjon Karrica,
modelja Gresa Hoti,
Juliana Nura dhe
reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Kujtojmë se çmimi i madh për fituesin e këtij formati do të jetë plotë 200 mijë euro.